Pas finalizimit të Udhëzimit Administrativ, shumë shpejt disa qese do të ndalohen plotësisht dhe disa të tjera do të bëhen me pagesë.
Kështu bëri të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media, raporton Arbresh.info.
“Me qeset e plastikës dua të ju informoj që do të kemi ndalim të prodhimit të qeseve të plastikës nga zero deri në 25 mikron. Pra, qeset e holla të plastikës, të cilat përdoren sot dhe mudn të merren nëpër markete falas, do të ndalohen plotësisht. Nga zero deri 25 miron do të lejohen vetëm qeset, të cilat përdoren vetëm për fruta dhe nuk do të kenë ato mbajtëset. Ndërsa, qeset nga 25 deri në 50 mikron do të lejohen për përdorim, do kushtojnë 05 cent, por nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesve, apo të kompanive të ndryshme”, tregoi ministri Aliu.
Ky Udhëzim Administrativ, sipas Aliut do të ketë direkt ndikim tek ambienti.
“Me miratimin e udhëzimit administrativ për ambalazhet mbeturin i cili është miratuar në Qeveri dhe projektet që dalin nga ky Udhëzim Administrativ. Me eliminimin e qeseve të plastikës dhe rimbursimin e depozitës që ka të bëjë me shishat e plastikës e që rezultuan pasi punët që i kemi bërë duke analizuar sistemin, në këtë udhëzim administrativ që është miratuar e që do të ketë drejtpërdrejt ndikim tek ambienti duke eliminuar qeset e plastikës dhe duke eliminuar shishet e plastikes dhe trajtimin e ambalazhit të plastikës”, tha ministri Aliu.
Sipas tij, ky vendim do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2024. /Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë