Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje për banimin e përballueshëm edhe me Komunën e Istogut.
Ai ka thënë se marrëveshjen e nënshkroi pas komunave të Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, shkruan Arbresh.info.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve për banimin e përballueshëm me komunat e Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës, sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut.”, ka shkruar ai.
“Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, shtoi Aliu./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...