Kompania serbe “RAD” e kriminelit Zvonko Veselinoviqit ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione, ka kontratë valide me Ministrinë e Infrastrukturës për mirëmbajtjen e rrugëve në veri të vendit.
Ministëri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se në kohën kur i është dhënë tenderi, kompania nuk ka qenë pjesë e listës së kompanive të papërgjegjshme.
“Jemi duke u marrë me këtë çështje. Kjo kompani nuk ka qenë në listë të zezë. Nuk ka qenë e mundur që të mos i jepen tenderë sepse nuk ka qenë më listën e kompanive të papërgjegjshme”, deklaroi Aliu, në një konferencë për medie./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...