Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ku kanë diskutuar për projektet që janë duke u kryer dhe për kyçjen në autostradën “Arbën Xhaferi”, të kësaj komune.
Ministri Abrashi siç njofton zyra për media e kësaj ministrie, tha se është ndër prioritetet kryesore kyçja në Gërlicë, duke konsideruar se banorëve të kësaj ane duhet t’iu mundësohet qasja më e lehtë në rrugë.
“Jemi duke punuar dhe do të bëjmë çmos që kjo të realizohet sa më parë dhe që qytetarët të mos sillen rrotull. Do ta gjejmë zgjidhjen më të mirë që banorëve t’iu mundësohet qasja në autostradën “Arbën Xhaferi”, tha Abrashi, raporton arbresh.info.
Ministri bëri të ditur se janë edhe një sërë projektesh në këtë komunë të cilat janë duke u kryer.
“Të gjitha komunave po u japim prioritet në rregullimin e infrastrukturës, e edhe në Komunën e Vitisë janë një sërë projektesh që do të financohen”, tha Abrashi.
Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se kyçja në këtë autostradë përmes Gërlicës është jo vetëm kërkesë e banorëve të komunës së Vitisë, por edhe e banorëve të fshatrave të Ferizajt dhe Kaçanikut.
Gjithashtu në këtë takim është folur edhe për nevojën e realizimit të shumë projekteve të tjera infrastrukturore në këtë komunë, ndër to për qarkoren e qytetit të Vitisë, realizimin e hyrjeve dhe daljeve me Gjilanin dhe Ferizajin, ndërtimin e disa urave, rregullimin e rrugës Viti-Kërbliqë dhe rregullimin e rrugës alternative në Stubëll “Anton Çeta” si dhe projekte të tjera jetike për qytetarët e kësaj komune./arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...