Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe “Merakli të Biçikletave”, të shtunën, kanë marrë pjesë në shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.
Ministri Abrashi tha se ka disa ditë që me ‘Maraklit e Biçikletave’, janë takuar dhe kanë diskutuar si ta përmirësojmë infrastrukturën rrugore sa i përket çiklizmit.
“Po mendojmë që është koha e fundit që të fillojmë zbatimin e standardeve evropiane edhe në fushën e infrastrukturës së çiklizmit, prandaj sot përmes këtij aktiviteti simbolik senzibilizues bashkë me ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi, kemi bërë një vozitje deri tek kazerma “Adem Jashari”, dhe kemi bërë shenjëzimin e shtegut për çiklistë, deri ku është edhe kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ky aktivitet është një simbolik për ta rritur vetëdijen për çiklistët në komunikacion”, tha Abrashi.
Sipas tij, secila rrugë e re që do të projektohet, do ta ketë edhe shtegun për çiklizëm.
“Ajo që do të bëjmë në vijim, që së bashku me të gjithë ata merakli të çiklizmit, të hartojmë plane, rregullore e standarde të reja edhe për Ministrinë, por edhe për komuna, që secila rrugë e re që projektohet ta ketë edhe shtegun për çiklizëm. Pos kësaj, në rrugët aktuale, sidomos ato rreth Prishtinës që shfrytëzohen shumë për çiklizëm ne do t’i vendosim shenjat, dhe do t’i shenjëzojmë shtigjet e tyre dhe gjithsesi do të bashkëpunojmë me të gjithë akterët e tjerë në mënyrë që të promovojmë sa më shumë çiklizëm, sa më shumë sport duke mbrojtur ambientin dhe shumë të mira që vijnë pastaj”, tha ministri Abrashi.
Ndërsa ministrja Dumoshi tha se do t’i mbështet çiklistët, dhe promovojë lëvizjen me biçikleta, sepse ndikon edhe në ruajtjen e ambientit, por sipas saj, duhet t’iu krijohen kushte dhe më shumë shtigje.
“Ministria e Kulturës dhe Sportit i mbështesin federatat sportive dhe çiklistët dhe kjo është për sigurinë e tyre, pastaj edhe ruajtja e ambientit, por gjithsesi duhet t’iu kushtojmë shumë rëndësi shtigjeve që të jenë të sigurta. Ministri Abrashi ka marr një detyrë e cila duhet t’i sigurojë edhe të gjithë çiklistët ta kenë lëvizjen të sigurt”.
Ndërsa Berat Rakovica nga “Merakli të Biçikletave”, tha se kërkojmë më shumë rrugë për çiklistë dhe më shumë siguri.
“Falënderoj ministrin Abrashi që po na përkrah dhe na ka siguruar që edhe në të ardhmen do të na përkrah, dhe do të vendos standarde në rrugën e çiklistëve. Ne kërkojmë më shumë rrugë për çiklistë dhe më shumë siguri”, tha Rakovica./arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...