Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Ministri Abrashi falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e që Italia i ka dhënë Kosovës, duke shtuar se partneriteti me këtë shtet do të mbetet i përhershëm.
“Ministri njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës, në ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, për ta lidhur Kosovën me shtetet e rajonit, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e ministrisë, raportona arbresh.info.
Në takim po ashtu u diskutua edhe për rolin e Italisë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, që ministri Abrashi e vlerësoi shumë angazhimin e ambasadorit dhe shtetit të tij për ta mbështetur Kosovën drejt integrimit.
Ambasadori Orlando, tha se Italia do të mbetet e përkushtuar që të punojë me institucionet e Kosovës, për ta forcuar sundimin e ligjit, zhvilluar ekonomin dhe integrimin. /arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...