Google ADS

Ministri Abrashi në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë prezanton projektet milionëshe

08:02 | 20 Gusht 2020
V. S.

Dështimi i takimit të 27 qershorit në Washington pos mundësisë së zgjidhjes së marrëveshjes me Serbinë, la Kosovën edhe pa pesë projekte të rëndësishme strategjike.

Por, këto projekt do të diskutohen në takimin e dy shtatorit, raporton arbresh.info.

Portali arbresh.info merr vesh nga burimet brenda Ministrisë së Infrastrukturës, se ministri i këtij dikasteri, Arban Abrashi, bashkë me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë do të udhëtojw për në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator.

Abrashi, kishte deklaruar se këto projekte kanë për synim që të kërkojë financa dhe kredi të buta.

Projekte këto që kanë marrë edhe përkrahjen e kryeministrit Hoti.

Projektet që do të prezantohen në Shtëpinë e Bardhë kanë të bëjnë kryesisht me ndërtimin e autostradave dhe me sjelljen e gazsjellësit në Kosovë nga Maqedonia.

Arbresh.info, ka tentuar të marr një qëndrim nga zyra e ministrit Arban Abrashi, por, të njëjtit as nuk e kanë mohuar as pohuar këtë.

Se do të diskutohen temat ekonomike e ka konfirmuar edhe vet shefi i qeverisa, Avduallh Hoti, raporton Arbresh.info.

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, kishte deklaruar Hoti.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donaldt Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator”, ka shkruar Grenell në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme