Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë László Márkusz.
Në takim njoftues, ministri Abdixhiku, i informoi për projektet që janë në proces në të dyja dikasteret si dhe planin Qeverisës.
Abdixhiku dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.
Ministri i falenderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ofron Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje. /arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...