Ministri Abdixhiku pret në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e Badovcit

16:59 | 12 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim grupin e qytetarëve për mbrojtjen e liqenit të Badovcit.

Bashkë me ekspertët përkatës nga ministria, Abdixhiku ka pranuar të gjitha shqetësimet e kësaj iniciative qytetare, që po kundërshtojnë ndërtimin e shtëpive të banimit në afërsi të liqenit.

Ai i siguroi përfaqësuesit e këtij grupi, se do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas kompetencave, në përputhje me ligjet në fuqi, lidhur me kërkesat e parashtruara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme