Disa nga zëvendësministrat në Qeverinë e Kosovës në raportet tremujore të punës patën përmendur disa gjëra të pazakonta. Njëri nga zëvendësministrat kishte pasur telashe me reshjet e shumta të shiut, një tjetër kishte shkruar se po ndihet komod me postin që ka marrë e një tjetër përmes raportit i ishte treguar Haradinajt se ishte takuar me të. Mirëpo këso lloj raportesh nuk do të lexojë më kryeministri Haradinaj, pasi Qeveria ka vendosur që zëvendësministrat të raportojnë vetëm para ministrave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi, është shprehur për “Zërin” se do të raportojë para ministrit çdo tre muaj, ashtu siç është paraparë nga Qeveria. “Ne zakonisht raportojmë një herë në tre muaj para kryeministrit. Raporti i fundit ka qenë në fund të vitit të kaluar, mirëpo tash sa kam informata duhet të raportojmë para ministrit. Pra kështu do të vazhdojmë, secili zëvendësministër raporton te ministri i tij dhe pastaj ministrat raportojnë te kryeministri për punën e zëvendësministrave”, ka thënë Vuniqi, shkruan Gazeta “Zëri”.
Por këtij vendimi nuk do t’i përmbahen disa zëvendësministra. Ata kanë vendosur që pavarësisht se kryeministri nuk po i kërkon, kopjet e raporteve të tyre me shkrim do t’ia dorëzojnë zyrës së tij. Ndonëse raportet bëhen çdo tre muaj jo të gjithë zëvendësministrat raportojnë në këto afate, disa nga ta përgatisin raporte për ministrat e tyre çdo javë.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...