Ministrat u vonuan 40 minuta, gazetarët bojkotojnë konferencën e thirrur nga ta

12:46 | 25 Janar 2023
L G

Mediat sot kanë vendosur të bojkotojnë konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kjo pasi gazetarët e akredituar për ta përcjellë mbledhjen, kanë pritur më shumë se 40 minuta për konferencën e paraparë.

Ata janë shprehur të mllefosur me ekzekutivin pasi kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që presin gjatë për t’i përcjellë konferencat e tyre.

Pasi vendosën të bojkotojnë konferencë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu u mundua t’i bind mediat që të rikthehen, mirëpo mediat kishin vendosur bojkotimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme