Ministrat Maqedonci dhe Peci raportojnë në komisionet e Kuvendit

07:08 | 26 Shtator 2023
E.H

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojnë sot në komisionet përkatëse të fushave të Kuvendit të Kosovës.

Ministri Maqedonci, do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Kurse Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci do të raportojë për çështjet që kanë të bëjnë me fushë veprimtarinë e kësaj ministrie, në

Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Në këtë mbledhje po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit të Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga MBPZhR dhe GIZ-GMBH, për Projektin Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme