Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ku kanë biseduar për luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi njoftoi se kanë biseduar për planin e rimëkëmbjes ekonomike, për të krijuar një bazë ligjore sa më shpejt që është e mundur, për të bërë implementimin e rimëkëmbjes ekonomike, që është pjesë e programit të qeverisës 2020-2023.
“Jemi bashkë me ministrinë e Drejtësisë, për të dhënë mesazhin që sundimi i ligjit, është bazë e zhvillimit ekonomik. Biseduam për koordinimin e dy ministrive për sundimin e ligjit. Edhe në programin tonë qeverisës 2020-2023, elementi bazë për zhvillimin ekonomik është sundimi i ligjit”, tha Kuçi.
Në lidhje me planin ekonomik për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia Covid-19, Ministri Kuçi tha se e kanë në dispozicion vendimin e Qeverisë Kurti, sa i përket masave emergjente dhe përkrahjes së bizneseve private, ato vendime do të mundohen me i implementuar, por siç tha Ministri ka edhe problem ligjore, pasi vendimi është marr, por implementimi është i pamundshëm në çoftë se nuk shkohet drejt rishikimit të buxhetit dhe kërkoi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendim për t’i implementuar vendimet e Qeverisë Kurti.
Kurse ministri i Drejtësisë, Selim Selimi theksoi se sundimi i ligjit është baza e rimëkëmbjes ekonomike dhe pohoi se Ministria e Drejtësisë me kapacitet që i ka do të jenë në dispozicion të plotë të implementimit të këtij plani./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...