Emrat e propozuar do të verifikohen me kujdes nga Prokuroria Speciale, që do të shohë nëse janë të përfshirë në afera korruptive apo skandale të tjera që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e institucioneve ose detyrës zyrtare.
Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e konfirmoi një gjë të tillë pas takimit me të mandatuarin Zoran Zaev, njeriu që do të drejtojë qeverinë e re në 4 vitet e ardhshme.
Ahmeti theksoi se Zaev do të verifikojë në institucione pastërtinë e të gjithë ministrave të rinj, përfshirë këtu edhe ata të BDI-së. Zaev thotë se materialet janë dorëzuar që të gjitha dhe tani pritet se ç’do të thotë Prokuroria Speciale.
Sipas mediave vendase, ka mundësi që dy kandidatë të mos e plotësojnë kushtin e pastërtisë së figurës për të mbajtur portofole ministrore, por kjo mbetet për tu parë. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka sqaruar më tej vendimin e tij për të mos qenë pjesë e qeverisë së re.
“Përfundoi koha kur shqiptarët bëheshin pjesë e qeverive pa marrëveshje”, tha Kasami për gazetarët, dhe e sfidoi Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin, duke u kërkuar të dalin e të tregojnë publikisht se për çfarë janë marrë vesh mes tyre për bashkëqeverisje./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...