Para se ti lënë zyrat në Qeverinë e Kosovës ministrat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)po i mbushin me militant partiak.
Disa ministrat nga ky subjekt duket se po e shfrytëzojnë kohën e mbetur në detyrë deri në zgjedhje, për të rehatuar nëpër institucione ata që do tu shërbejnë për ti siguruar votat.
Javën e kaluar Ministria e Bujqësisë që udhëhiqet nga Memli Krasniqi i PDK-së, ka punësuar me kontratë mbi vepër afër 20 militantë të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.
Gazeta Fjala mëson se ky numër i madh i të punësuarve ka shkaktuar pakënaqësi në ministri në mungesë të hapësirës dhe vendeve të punës.
Njëri nga të punësuarit ka thënë për Gazetën Fjala në kushte anonimiteti se pothuajse asnjëri nuk e di se cila është puna që do ta kryejë në këtë institucion. Ai pranon se vendin e punës e ka marrë pasi është përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Na kanë premtuar që pas zgjedhjeve do të marrim kontrata të rregullta. Java e parë në ministri ka qenë e vështirë. Shumë drejtor nuk kanë dashur të na pranojnë nëpër drejtoritë e tyre”, ka thënë ai.
Enver Hoxhaj shpall konkurs për 12 vende të lira
Një konkurs mjaft të dyshimtë e ka shpallur edhe Ministria e Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës.
Saktësisht me datë 8 maj kjo ministri ka shpallë konkurs me 12 vende të lira të punës. Në konkurs figurojnë si pozita të lira nga Zyrtar i ceremonialit, zyrtar i arkivës, zyrtarë për lektorim e deri tek zyrtarë ligjor.
Kujtojmë se Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi vitin e kaluar ka punësuar edhe dy milinatë Armend Hoxhajn dhe Sadat Shkodren./http://infokusi.com/memli-krasniqi-vazhdon-sistemimin-e-militnteve-te-pdk-se-foto/
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja