Google ADS

Ministrat e PDK-së bllokojnë zonën ekonomike të Malishevës

16:09 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Dy ministra të Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Abelard Tahiri i Drejtësisë nuk kanë votuar pro krijimit të zonës ekonomike në Malishevë, duke e bllokuar procesin që e ka nisur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës propozimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për themelimin e zonës ekonomike në Malishevë e kanë kundërshtuar dy ministrat e PDK-së, duke dal kështu hapur kundër punës së ministrit Bajram Hasani, që është duke krijuar zona ekonomike në të gjitha qytetet e Kosovës.

Arsyetimi i këtyre dy ministrave ka qenë se kinse ka implikime financiare, gjë e cila nuk qëndron, sepse MTI-ja i ka kryer të gjitha obligimet financiare.

MTI-ja i ka kryer të gjitha procedurat ligjore që parasheh ligji, ashtu sikurse janë kërkuar edhe për zonat tjera ekonomike. Në realitet pengesë për këta dy ministra, Tahirin dhe Beqajn, është Malisheva, pasi është parapa që ky qytet të ketë investime, e që nuk ka ndodhur nga qeveritë e kaluara.

Kujtojmë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke investuar për zonë ekonomike në Viti, Suharekë dhe Vushtrri, ndërsa është kërkuar nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, që ta gjej hapësirën që të bëhet investimi edhe në këtë qytet.

Njëkohësisht MTI-ja është zëvendës kryesuese e komitetit për themelimin e Zonës Ekonomike Amerikane.

Të gjitha këto punë janë bërë brenda mandatit të ministrit Bajram Hasani që vjen nga Nisma Socialdemokrate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme