Në Qeverinë e Kosovës janë disa ministra me aktakuzë të konfirmuar nga Gjykata, ndonëse ata vazhdojnë punën pa kurrfarë pengese. Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, pati premtuar se do ta shkarkonte secilin ministër të tij me aktakuzë, por një veprim të tillë nuk po e ndërmerr tash e sa ditë, shkruan Gazeta “zëri”.
Besim Beqajt, ministër i Inovacionit dhe Pal Lekajt, ministër i Infrastrukturës, ka disa ditë që Gjykata ia ka konfirmuar aktakuzën, por të njëjtit pa kurrfarë pengese vazhdojnë t’i drejtojnë këto dikastere të rëndësishme qeveritare.
Njëjtë si për ministrin Beqaj, aktakuza për rastin “Pronto” i është konfirmuar edhe deputetit të PDK-së Zenun Pajazitit. Ndërsa për rastin e veteranëve ka aktakuzë ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj.
Kreu i PDK-së Kadri Veseli, në partinë e të cilit janë ministri Besim Beqaj dhe deputeti Zenun Pajaziti, kishte deklaruar se nëse një ministër i tij do të kishte aktakuzë do ta shkarkonte, por edhe një javë pas vendimit të Gjykatës ministrat e Veselit vazhdojnë të jenë të paprekshëm, shkruan Gazeta “Zëri”.
Derisa në Qeveri të Kosovës vazhdojnë punën ministrat me aktakuza të konfirmuara, Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të kërkojë nga institucionet e vendit që ta luftojnë korrupsionin si kusht për liberalizimin e vizave.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...