Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Speciale, kush dhe pse u intervistuat gjatë 2024-ës

11:00 | 4 Janar 2025
K.B

Viti 2024 ishte një lloj “betejë” mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Kryeministrit Albin Kurti pak ministra i mbetën jashtë targetit të Prokurorisë Speciale, raporton Arbresh.info

Në muajin Prill, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Kosovës (MINT), Rozeta Hajdari, e cila u intervistua nga Prokuroria

Speciale nën dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

Hajdari e mbrojti veten në heshtje në paraqitjen e saj si e pandehur para prokurorëve.

Në cilësinë e të dyshuarit në muajin maj Prokurori u ftua edhe zëvendësministri i Mjedisit, Hysen Durmishi për nënshkrimin e kontratës për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Durmishi ishte ai që dha lajmin duke thënë se është e pakuptimtë.

Ai ka thënë se ka dorëzuar shumë raste në Prokurorinë Speciale e në Polici dhe sipas tij, “asnjë rast nuk është trajtuar”.

“… Përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh. ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar”– ka shkruar Durmishi.

20 ditë pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi në emisionin Debat Plus se “a mendon ti që unë nuk kam pasur raste, kur prokurorë e gjyqtarë më kanë çu fjalë për takim, me u marrë vesh disi”, Prokuroria Speciale më 22 Korrik e ftoi në intervistim për të dhënë llogari rreth këtyre deklarimeve publike.

Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme.

Haxhiu u ftua për intervistim edhe për një status në Facebook për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës.

Ajo kishte thënë se arratisjet e disa personave janë cytur, organizuar, bashke organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashke organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë.” – thuhej në reagimin e ministres Haxhiu.

Megjithatë në një konferencë për media pas intervistimit, Haxhiu tha se nuk ka përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës, e thanë

PDK-ja dhe ca analistë.

“Ju lutem sot mundeni të hyni, nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës është shpifje dhe thashethem këtë e ka thënë PDK edhe sa ca analistë që qëllimshëm kanë keqinformuar opinionin për deklarimin tim. Prokurori duket se nuk e ka lexuar fare deklarimin tim, por atë se çfarë ka thënë PDK dhe disa analistë”, u shpreh Haxhiu.

Ndërkaq në nëntor në cilësinë e dëshmitars u intervistua edhe Artane Rizvanolli, ministrja e Ekonomisë.
Në media u shpërndanë fotografi të saj ku shihet duke hyrë në objektin e Prokurorisë, e që sipas mediave, intervistimi i saj u lidh me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.

Në intervistim u thirr edhe koordinatorja e Komiteteve të Lëvizje Vetëvendosje Dejona Mihali, e që u raportua se edhe intervistimi i saj lidhet me hetimet ndaj Krasniqit.

“Çershia mbi tortë” ishte ftesa ndaj kryeministrit Albin Kurti nga Prokuroria Speciale.

Kurti ishte i ftuar si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore por nuk iu përgjigj me arsyetimin se ishte në një vizitë zyrtare./Arbresh.info/Erolinda Gashi/

Të ngjashme