Sindikata e Pavarur e Minatoreëve të Trepçës janë shprehur të zhgënjyer edhe një herë pasi u është kompenzuar vetëm 51 për qind e pagës.
Siç thuhet në reagimin e kësaj sindikate, minatorët janë në pritje të pagave të plota sot, dhe menaxhmenti duhet t’i kryej detyrat e tyre.
“Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?! Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetëm dhënia e hapësirës së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten”, thuhet në reagim.
“Shpresojmë që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjëherë ekzekutimin e plot të pagave. Ashtu që loja me bukën e minatorëve duhet të marr fund një herë e përgjithmonë. Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre”, thuhet në reagim./Arbresh.info
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...