Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës njofton se të enjtën (15.08.2024) do të mbahet një protestë paqësore nga minatorët, në shenjë pakënaqësi për mosegzekutimin e pagave për më shumë se dy muaj.
Në njoftim thuhet se protesta do të filloj nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës
Minatoret e Trepces së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar proteste paqesore për shprehjen e paknaqesive, per padrejtesit e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave per minatoret e Trepçes për më shumë se dy muaj.
Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikes së Kosoves, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00.
Marshimi do të filloje nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtine, deri pran objektit të Qeverise së Republikes së Kosoves.
Kjo protest reflekton kërkesen e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj.
Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërgaur minatorët në një situate krize për ekzistence, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojes për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik.
Me fat!/Arbresh.info
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë