Sindikata e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ndaj komunikatës së Qeverisë së Kosovës lidhur me situatën e fundit në këtë ndërmarrje. Ata theksojnë se minatorët nuk janë përgjegjës për menaxhimin dhe financat e Trepçës.
Në vend të kësaj, sindikata kërkon që përgjegjësia për çështjet e menaxhimit dhe financave të kërkohet nga bordi dhe menaxhmenti i ndërmarrjes. Kjo nënkupton se ata besojnë se problemet e përmendura në komunikatë janë të natyrës menaxheriale dhe financiare dhe jo të lidhura direkt me punën e minatorëve.
Reagimi i plotë:
Duke pas parasysh gjendjen ne te cilen ndodhemi minatoret gjithmone kane qene dhe jane te gatshem per llogaridhenie, por se pari nuk jemi ne minatoret ata te cilet duhet te japim llogari per menxhimin dhe financat e ndermarrjes.
Minatoret e kane deshmuar me pune dhe perkushtim obligimin qe e kane pasur, pra prodhimin sa me te larte edhe pse ne pa kushtet elementare per pune sic eshte siguria ne pune qe cdo here kemi qene te rrezikuar.
Ata te cilet duhet te japin llogari ne vije te pare eshte menxhmenti dhe bordi te cilet gjithmone I ka emruar Qeveria, pra aty eshte vendi ku duhet kerkuar pergjegjesia dhe llogaridhenia.
Si pergjigjien me te mire nese nuk e dini jua ka dhene Zyra Kombetare e Auditimit qe ne ndermarrjen Trepca SH.A ka pasur keqmenaxhim ne te gjitha pikat e auditimit.
Mjaft me eshte koha qe te reflektoni ju si qeveri sepse ne si minatore ju kemi paralajmruar shume kohe me pare, paknaqesine tone jemi munduar tua shfaqim edhe me ngujimin ne miniere e me greva , por si duket as kjo nuk paska mjaftuar.
Kuptojeni nuk jemi duke kerkuar diqka jo legjitime, po e kerkojme shpagimin e mundit tone, pra pagen qe buron nga Ligji I Punes.
Mos i denoni minatorët, kerkoni llogaridhnje nga ata qe keqmenaxhuan.
LEXO EDHE:
Qeveria del me njoftim zyrtarë për Trepçën, nuk premton ekzekutimin e pagave
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...