Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, duke folur në manifestimin qendror të “Javës së Minatorëve”, në shënim të 28-vjetorit të grevës së minatorëve, tha se është krenar me trashëgiminë që lanë gjenerata të tëra të minatorëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Me manifestimin qendror “Java e Minatorëve”, që ka filluar të hënën, është shënuar 28-vjetori i grevës së minatorëve të “Trepçës”, e cila pati dridhur themelet e ish-Jugosllavisë dhe e cila i kishte dhënë goditjen më të madhe regjimit të Milloshiviqit.
Greva e mbi 1300 minatorëve të “Trepçës”, e cila ishte shndërruar në rezistencë gjithëpopullore dhe demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta zhveshur Kosovën nga autonomia që kishte, si dhe ngjarjet e mëvonshme, kishin shënuar fillimin e zhbërjes së shtetit artificial të ish-Jugosllavisë.
Minatorët kishin hyrë në grevë për ta mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.
Shumë minatorë duke qenë gjithmonë në ballë të interesave të kombit nuk hezituan as t’i kapin armët dhe të rreshtohen pas komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në luftën për çlirimin e vendit.
Një prej tyre, Muharrem Misini nga Prekazi, ndonëse në moshë të shtyrë rroku armët dhe ra heroikisht në fushën e nderit, shkruan “Zëri”.
Në shënim të kësaj date të rëndësishme, në Stan Tërg është mbajtur manifestimi qendror “Java e Minatorëve”, që filloi të hënën, në të cilin merrnin pjesë shumë ish-minatorë, ish-drejtues të “Trepçës”, deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë…
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit