Minatorët e Trepçës po vazhdojnë edhe sot ditën e gjashtë të grevës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre me shkrim.
Ndërkohë, me minatorët grevist janë solidarizuar punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA).
Kjo organizatë sindikale i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilën kanë shprehur përkrahjen e tyre për minatorët e Sindikatës së Pavarur të ‘TREPÇËS’.
“Është një gjendje tragjike kur punëtorët që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mirën e vendit të tyre janë të detyruar të drejtojnë një grevë urie për të siguruar një marrëveshje të drejtë kolektive që ofron dinjitet, një mjedis të sigurt pune, përfitime jetike shëndetësore dhe kompensim të drejtë për shërbimin kritik që ata ofrojnë”, thuhet në letër.
Sipas letrës, UMWA kërkon nga kryeministri që të bëjë gjithçka për të zgjidhur me shpejtësi dhe drejtësi këtë grevë, duke u siguruar që minatorëve t’u sigurohet siguria dhe dinjiteti.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve ‘TREPÇËS’ dhe lutemi për zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë të kësaj greve”, thuhet ndër të tjera në letrën e UMËA, drejtuar kryeministri Kurti./Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist