Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës kanë reaguar për siç thonë ata vonesat e pagave.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë theksuar se prej kohësh po ballafaqohen me problemin elementar të punës, mos ekzekutimin e pagës me kohë, shkruan Arbresh.info.
Në reagim ata kanë thënë se është bërë traditë që menaxherët dhe drejtuesit e “Trepça Sh.A.”, problemet me mos punën e tyre, t’i adresojnë te minatorët, duke tentuar që vazhdimisht fajin kryesor për dështimin e ndërmarrjes tua hedhin minatorëve.
“Për ironi të fatit përpjekjet tona të vazhdueshme për të kërkuar kushte me të mira pune dhe investime, injorohen nga të gjitha institucionet, punë e cila para së gjithash është detyrë dhe obligim i menaxhmentit dhe vet qeverisë!!!”, thuhet në reagimin e minatorëve.
Ata thonë se sot menaxhmenti i ndërmarrjes përmes një postimi ne rrjete sociale është munduar të shantazhoj, frikësoj dhe etiketoj minatorët si bojkotues dhe sabotues të punës, të cilët në mënyrë të kundërligjshme e pengojnë procesin e punës.
“Qasja e tillë fyese, joprofesionale dhe duke tentuar që të shantazhoj minatorët jo vetëm që është e papranueshme, por minatorët duan KËRKIM FALJE PUBLIKE nga menaxhmenti. Por ta dini se minatorët nuk mund ti shantozhoni e as ti frikësoni, asnjëherë. Pretendimet për ngecje në prodhim janë të paqëndrueshme. Ndërsa joprofesionalizmi dhe padijenia totale e këtij menaxhmenti janë evidente dhe s’duan koment”, thuhet tutje.
Tutje Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, kanë thënë se muajin që lamë pas kanë shënuar rezultate të jashtëzakonshme në prodhim, krahasuar me kushtet ekstrem të vështira të punës.
“Por ju zotri “Kryeshef”- menaxhment nuk e keni realizuar misionin për të cilin jeni mandatuar. Andaj nuk është e ndershme e as njerëzore që dështimin tuaj ta faturoni dikund tjetër. Duhet të merrni përgjegjësin për dështimet dhe dëmtimin e minierës”, thuhet në reagim.
Përmes këtij reagimi Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A..
“Në këtë situate në të cilën ndodhemi lusim institucionet e Republikës së Kosovës (qeverinë) që të gjejnë një zgjidhje për evitimin e problemeve financiare në ndërmarrjen Trepça Sh.A., duke bërë investime kapitale në ndërmarrje, si e vetmja rrugë dalje nga kaosi dhe problemet serioze në të cilat ndodhet ndërmarrja”.
Po ashtu është theksuar se situata e rëndë në ndërmarrje kërkon reagim të shpejt dhe qasje serioze, si përpjekje për të shmangur problemet e vazhdueshme, dhe se siç e kanë cekur ekzekutimi në kohë dhe i plotë i pagave për minatorët, është obligim dhe detyrë e institucioneve përgjegjëse, andaj edhe kërkojmë realizimin e tyre menjëherë./Arbresh.info/
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...
Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...