Minatorët e Trepçës protestojnë para Kuvendit për plotësimin e kërkesave të tyre

11:47 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave nga Kuvendi dhe Qeveria.

Minatorët kanë kërkuar njohjen e pensioneve dhe 70 për qind të pagës, mosha e pensionimit për ata të jetë nga 50 deri në 55 vjet, të krijohet ligji për invalidët e punës, të kenë stazh të benificuar, sigurim shëndetësor të punës, njohje të stazhit të punës për vitet 1989-99 dhe pension familjar.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini ka thënë se protesta e sotme e minatorëve të Trepçës ia kujtonte të kaluarën, por ka shtuar se edhe kësaj radhe nuk do të lëshojnë pe për kërkesat e tyre.

Minatorët e Trepçës mbahen mend për protesta e greva me kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës së tyre, por mbi të gjitha për grevën e urisë të shkurtit të vitit 1989 në mbrojtje të statusit të Kosovës të kërcënuar nga pushteti i Milosheviqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme