Mimoza Kusari nga Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e komisionit për ekonomi në lidhje me kriptovalutat, ka shpjeguar arsyen se pse Policia e Kosovës nuk ndërhynë në veri të vendit në lidhje me shfrytëzimin e energjisë elektrike për prodhimin e kriptovalutave, shkruan arbresh.info.
“Çështja e mos pagesës së rrymës në veri, diskutimi i jonë i parë sa i përket rrymës ka qenë që se pse me u rrit rryma në verë kur kjo nuk rregullohet kështu e vetmja arsye që është thënë ka qenë se ato banesa nuk janë të banueshme janë vetëm për kriptominig. Policinë nëse e dërgon për çka e akuzon. Nëse ja merr pajisjet për shfrytëzim të energjisë, të thotë pse spo ja merr edhe kojshisë makinën e teshave ta marr shembull. Ne kemi mendu që kjo do duhej të jetë e rregullume që ne të kemi mundësi të reagojmë kur kemi këso lloj keqkuptime”, tha Kusari.
Tutje Kusari përmendi disa nga arsyet se pse është organizu kjo mbledhje por që si shkak kryesor qëndron çështja e edukimit të qytetarëve në lidhje me kriptovalutat.
“Ne e kemi inicu si proces legjislativ është edhe çështja e edukimit ne nuk jemi shumë që i dim detajet e procesit edhe për këtë është detyra jonë me ofru qartësi edhe mbrojtjeje për qytetarët e Kosovës, d.m.th edukimin që e konsiderojmë të rëndësishëm, pra të paktën në nivel të trajtimit dhe të edukimit të bëhet diçka pikërisht në këtë mbledhje”, deklaroi Kusari.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...