Kusari ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK, teksa ka thënë se ajo është përjashtuar nga të vjetërit në parti që më shumë kanë bashkëpunim me PDK’në se sa me deputetët e rinj brenda partisë.
E ftuar në emisionin DPT deputetja e VV’së, Mimoza Kusari, ka folur edhe për marrëdhëniet që ka pasur brenda grupit parlamentar të LDK’së dhe atij të VV’së.
“Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa nuk janë marrë me neve në grupin parlamentar. Aty nuk lejohet mendimi ndryshe. Bashkëpunim kemi pasur me LDK’në fillimisht. E kam ndjerë vetën të jashtme, të përjashtuar”, thotë ajo.
|Në të kundërtën kemi pasur Albin Kurtin që ka debatuar me neve për cdo vendim, kemi debatuar brenda, kemi shprehur mendimet dhe kemi dalë me një vendim”, shton ajo.
“Tek LDK shpesh më ka thirrur Avdullah Hoti dhe më fliste për Ilir Dedën që t’ia ndërroja mendimin, nuk pranoja”, përfundoi ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...