Google ADS

Mimoza Kusari pranon humbjen

21:28 | 19 Nëntor 2017
L G

Mimoza Kusari- Lila nga partia Alternativa, është shprehur falënderuese ndaj gjithë qytetarëve të cilët këtë ditë balotazhi e votuan atë si një pretendente për postin e Kryetares së komunës së Gjakovës por që u mposht nga kundërkandidati i saj i AAK-së, Ardian Gjini.

Në një prononcim të saj për Klan Kosova, Kusari – Lila, në lidhje me këtë çështje ka thënë se Gjakova në këtë sfidë çaloi pasi qytetarët e kësaj komune po lejojnë edhe njëherë të përjetojnë sipas saj dëmet që edhe dikur ua solli qeverisja e Aleancës.

”Në këto zgjedhje afërsisht 19 mijë vota. Jam falënderuese ndaj gjithë kërkrahësve e mbështetësve”.

”Në këtë sfidë të Demokracisë faktikisht Gjakova çaloi duke qenë nivelin e dëmit dhe qeverisjes së Aleancës”.

”Kjo na e shton sfidën e përpjekjeve që duhet ndryshuar rrugëtimi ndaj një qeverisjeje të tillë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme