Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka marrë më së shumti vota nga diaspora, gjithsej 289.
Kjo është bërë e ditur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Kandidati për kryetar nga ana e AAK-së, Ardian Gjini, gjithsej 178 vota.
I treti me më së shumti vota është Ferdinant Kolaj i PSHDK-së me 128 vota.
Kandidati nga radhët e LDK-së, Teki Shala ka marrë 89 vota, ndërsa kandidatja e PDK-së, Arbneshë Kuqi ka marrë 27 vota.
Pa asnjë votë ka mbetur kandidati i Nisma-s, Fazli Hoxha.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i AAK’së, Ardian Gjini ka arritur të marrë më së shumti vota, 46 për qind apo 18 mijë e 382 vota.
Pas tij, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 37,8 për qind apo 14 mijë e 819 vota.
Gjini dhe Kusari-Lila do të takohen në balotazh. /arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...