Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se sa beson që është numri i votuesve që i kanë besuar asaj postin e deputetes.
Kusari duke folur në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se për momentin ka mbi 20 mijë vota por që kjo nuk është e sigurt ende pasi numri mund të jetë më i madh pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ’ja.
“Kjo është shifra nga ajo që kemi mundur të numërojmë nga rezultatet preliminare. Mirëpo presim deri në fund që të numërohen votat me kusht dhe që të dalin rezultatet përfundimtare”, tha ish-kryetarja e parë femër e një komune në histori të Kosovës.
“Për momentin po numërohen votat për deputetë pas ankesave të mëdha që ka pasur për parregullësi. Presim rezultatet përfundimtare”, thotë ajo.
Tutje, Kusari ka thënë se marrëveshja e LDK’së me VV’në para zgjedhjeve ka qenë që cili subjekt merr më shumë vota do i takoj pozita e kryeministrit./expres/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...