Ushtruesja e detyrës së Kryesueses së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se plani i Qeverisë Kurti 2 do të prezantohet së shpejti.
Ajo, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka siguruar se ky plan do të jetë në përputhje me premtimet që kjo parti i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore.
“Përgjegjësi dhe kompetencë e kryeministrit që ta prezantojë planin, derisa ne do ta kemi mundësinë që të diskutojmë kur të na vijë programi në Kuvend. Natyrisht që në kuadër të premtimeve dhe atë çfarë ka përmbajtur fushata dhe programi qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje të njëjtat do të jenë të prezantuara, por në përputhshmëri me Marrëveshjen e Stabilizim Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Tashmë po bëhet vlerësimi i pikave dhe kritereve të programit sipas asaj se çka parasheh kjo marrëveshja. E dyta është vlerësimi në kuadër të kufijve buxhetorë dhe e treta në përputhshmëri me programin që është prezantuar në fushatë”.
“Janë tri standarde që duhet të përputhen dhe ky është procesi aktual se çka po ndodh me programin që tashmë është përpiluar. Krejt ato që janë paraparë në programin qeverisës gjatë zgjedhjeve do të jenë të prezantuara në programin qeverisës të Qeverisë Kurti 2”.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, por a do të ketë sërish masa të reciprocitetit në raport me Serbinë?
“Si parim reciprociteti në vazhdimësi është parim i cili duhet të aplikohet dhe jo në raport vetëm me Serbinë, por me cilindo shtet që mund të kemi probleme në raporte tregtare. Kosova nuk ka pasë probleme vetëm me Serbinë, sepse e di nga përvoja se Kosova ka pasë probleme tregtare me Slloveninë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe natyrisht me Serbinë. Në këtë situatë besoj që gradualisht fillohet me adaptimin e parimit të reciprocitetit si parim i sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës dhe më pas në përputhshmëri me procesin e dialogimit, vlerësimeve që bëhen përbrenda dhe vlerësimeve të marrëveshjeve të arritura të sillet vendimi”.
Nëse vendosen masa reciprociteti karshi Serbisë, a do të jetë një gjë e pranueshme nga bashkësia ndërkombëtare?
Duhet të ketë ndërlidhje të përcaktuar. Në rast se vendoset reciprociteti, atëherë duhet të tregohet se deri kur zgjat në raport me çfarë objektivi duhet të arrihet dhe se çfarë pengese duhet të eliminojë pala tjetër në mënyrë që të hiqet. Për këtë funksionon reciprociteti – atë çfarë ma bën ti mua pengesë ta bëj unë ty deri në momentin kur ti e heq pengesën, por nuk i fillojmë pengesat ne të parët. Kosova ka qenë shtet që në vazhdimësi ka qenë shumë tolerant deri kur kemi filluar të vendosim masat e reciprocitetit kemi parë që ka pasë qasje tjetër”.
“Nëse vendoset masa e reciprocitetit më pas duhet parë sjelljen e Serbisë për arsye që të mos jemi ne subjekt i presionit ndërkombëtar. Fatkeqësia e taksës ishte se e kishte vendosur Kosovën në një rrethanë ku gjithë presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe aleatëve strategjikë, përfshirë edhe SHBA-të, ishte mbi ne dhe nuk ishte mbi atë se çfarë kishte bërë ose nuk bënte Serbia në raport me marrëveshjet. Kjo ndodhi për shkak se nuk ishte artikuluar se kur dhe në çfarë forme mund të hiqej taksa. Thuhej se hiqej kur Serbia ta njeh Kosovën që nënkuptohej se kjo mund të arrihej vetëm me një marrëveshje përfundimtare”.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...