Mimoza Ahmetaj, emërohet ministre e Integrimit

13:10 | 14 Shkurt 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar Mimoza Ahmetajn në pozitën e ministres së Integrimit Evropian.

Sipas një njoftimi nga kjo parti Ahmetaj ka qenë ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Slloveni.

Më parë, Ahmetaj ishte këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mimoza Ahmetaj është e lindur në Prishtinë, më 1 tetor 1971. Me profesion është doktoreshë, ndërsa është e martuar me Ferid Koçani dhe kanë tre fëmijë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme