Milot Krasniqi zgjedhet anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve

19:08 | 9 Mars 2024
R J

Asistenti i rregullt i UPZ “ Ukshin Hoti”, Milot Krasniqi, është zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve .

Ai ka thënë se do të përpiqem të ndihmoj në përparimin dhe përfaqësimin e interesave të avokatëve të Kosovës në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Shkrimi i tij i plotë:

Të nderuar miq,
Dua të shpreh një falenderim të thellë për besimin e ofruar drejt udhëtimit tim të ri në karrierë si anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve

Në këtë pozitë të re, zotohem të punoj me përkushtim dhe profesionalizëm për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që më janë besuar.

Do të përpiqem të ndihmoj në përparimin dhe përfaqësimin e interesave të avokatëve të Kosovës në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me të gjithë kolegët e tjerë në Këshillin Drejtues do të jetë thelbi i punës sime, në mënyrë që të arrimim qëllimet dhe synimet tona të përbashkëta.

Nuk ka dyshim se përvoja dhe ekspertiza e secilit prej jush do të jetë një burim i çmuar i udhëheqjes dhe ndihmës në këtë rrugë.

Ju falenderoj për angazhimin dhe kontributin tuaj në promovimin dhe mbrojtjen e së drejtës në Kosovë, dhe jam i bindur se me bashkëpunimin tonë të përbashkët, do të arrijmë sukses në shërbim të profesionit tonë dhe të shoqërisë në tërësi.

Faleminderit për besimin dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Jam i lumtur që mund të jem pjesë e këtij ekipi të përfaqësuesve të shquar të profesionit të avokatisë në Kosovë.

Gjithashtu, shpreh përgëzimet e mija për kryetarin e zgjedhur të Odës së avokatëve. z Besnik Berisha, duke i ofruar gatishmërinë time për të quar përpara projektet në dobi të Odës.

Për fund, dëshiroj të falenderojë kolegët e mi nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren./Arbresh.info/

Të ngjashme