Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, mund të udhëtojë drejt Hagës për gjyqin e Dhomave të Specializuara në çështjen e Kosovës.
Madje thuhet se Milo Gjukanoviq, mund të jetë dëshmitari kyç në gjyqin kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Kështu deklaron Zijad Beqiroviq, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për studimet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, derisa e sheh këtë gjë pozitive.
Sipas tij më interesante dhe e dobishme do të jetë dëshmia e Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, i cili mund të dëshmojë si një dëshmitar kurore për lidhjet personale me Hashim Thaçin dhe të tjerët, në mënyrë që dëshmia e tij të jetë në të vërtetë një pohim i të gjitha veprimtarive shqiptare, ushtarake dhe politike.
”Milo Gjukanoviq është një aktor i pashmangshëm, sepse ai mori pjesë në vendimmarrjen për dërgimin e forcave ushtarake dhe policore në Kosovë”.
“Gjukanoviq mbeti i vetmi dëshmitar i gjallë, i cili mund të dëshmojë vërtetë në lidhje me ngjarjet në Kosovë dhe rajon”, deklaron Beqiroviq.
Beqiroviq po ashtu shton se nuk ishte i befasuar për konfirmimin e aktakuzave ndaj dy ish-krerëve të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Tutje ai pohon se paditë do të shtrihen edhe për disa udhëheqës të tjerë shqiptarë, veçanërisht nga Maqedonia Veriore, të cilët morën pjesë aktivisht në luftën në Kosovë.
Ai thotë se gjyqet do të zgjasin me vite dhe se të pandehurit do të mbrojnë veten nga liria për shkak të dorëzimit vullnetar.
”Por, duke pasur parasysh presionin ndaj dëshmitarëve të prokurorisë dhe përvojën e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, gjykimet e përgjithshme mund të marrin një rrjedhë tjetër”.
”Gjyqet do të zgjasin shumë, veçanërisht duke pasur parasysh njoftimin e të akuzuarve se ata do të dëshmojnë pafajësinë e tyre të pretenduar”.
Megjithatë siç shkruan vesti-online, kur përmendet Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Beqiroviq shtron një tjetër çështje.
”Të dy sigurisht që do të mbahen përgjegjës për pengimin e punës në gjykatë, dhe do të jetë një rrethanë veçanërisht rënduese nëse u provohet atyre se ata (keq)përdorën shoqatat e veteranëve për pengimin e punës së Gjykatës”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?