Gjykata Speciale dhe iniciativa për shfuqizimin e saj vazhdojnë të jenë kryetemë e debateve mediale. Avokati Haxhi Millaku, duke folur për këtë çështje, ka thënë se me vetë formimin e kësaj gjykate është shkelur Kushtetuta e Kosovës.
Avokati Millaku, duke folur në “Debat D Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se “çështja e deputetëve që kanë bërë iniciativën dhe do ta shtrojnë sërish çështjen e Gjykatës Speciale nuk është e asaj shkalle se si interpretohet, por kanë kërkuar modalitet, formën dhe përmbajtjen e saj, sepse kemi shumë të panjohura rreth themelimit të saj.
“Edhe vetë themelimi i asaj gjykate ka qenë i përshpejtuar dhe jo racional. Vetë koha kur është votuar, 3 gusht 2015, ka qenë koha e pushimeve dhe vetë Kuvendit… Jam shumë i bindur se votimi i kësaj gjykate ka qenë i ngutur, pa e parë se si do të dukej një gjykatë speciale dhe deri në cilën shkallë erdhi që të ndryshohej edhe Kushtetuta”, tha Millaku, transmeton Telegrafi.
Ai tha se “unë kam sqarimet se pse u shkel, pse u ndryshua Kushtetuta dhe me rastin e ndryshimit prapë u shkel. Për arsye se nëse Kosova është Republikë e qytetarëve, atëherë pse kjo gjykatë të themelohet vetëm për një nacionalitet”.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...