Bordet e agjensive të pavarura tash e sa vite janë krijuar në një strehë për militantët e partive në pushtet, edhe emërimet e reja në këto borde, shihen si shpërblesë për militantët që kanë kontribuar me së shumti për subjektet që kanë arritur të jenë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës.
Shoqëria civile vlerëson që ky fenomen vazhdon të jetë ende problematik, edhe pse kanë kaluar 9 vite që nga bartja e kompetencave që anëtarët të propozohen nga qeveria, për t’u miratuar më pas nga kuvendi.
Dren Ajeti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë në një prononcim për Indeksonline se bordet e agjencive të ndryshme në Kosovë gjithnjë janë parë si mundësi e punësimeve partiake dhe synimi kryesor ishte vendosja e njerëzve të besueshëm partiak në këto institucione.
“Bordet e agjencive të ndryshme në Kosovë gjithnjë janë parë si mundësi e punësimeve partiake dhe synimi kryesor ishte vendosja e njerëzve të besueshëm partiak në këto institucione. Sot pjesa dërmuese e kryetarëve dhe bordeve të agjencive janë të mbushur me njerëz që kanë lidhje direket ose indirekte me partitë politike dhe shpesh u nënshtrohen edhe urdhrave të tyre”, ka thënë ai.
Ajeti ka përmendur edhe marrëveshjen për koalcion ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në vitin 2014 ishte përcaktuar qartazi edhe ndarja e pozitave në agjenci mbi baza partiake, ku sipas radhës i takonte partive në pushtet të bëjnë këto emërime.
“Në marrëveshjen për koalcion ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në vitin 2014 ishte përcaktuar qartazi edhe ndarja e pozitave në agjenci mbi baza partiake, ku sipas radhës i takonte partive në pushtet të bëjnë këto emërime. Edhe marrëveshja e koalicionit PAN dhe AKR në fund ka përmendur agjencitë e pavarura. Ani pse nuk përmendet decidivisht ndarja e pozitave mbi baza partiake, mentaliteti politik aktual nuk mund të paramendon emërimin e kryetarëve dhe bordeve në Kuvend pa kaluar së pari nëpër filtrat e partive politike”, ka thënë ai.
Ndërkaq edhe menaxheri i programeve në Levizjen FOL, Jeton Zulfaj pohon se procesi i emërimeve të bordeve të agjencive të pavarura, do të shkoj sipas përbërjes së partive pushtetare në Kuvendin e Kosovës, ku praktika tashmë e njohur dhe aspak e mire është që pozitat në këto borde ndahen sipas marrëveshjes së partnerve të koalicionit.
“Emerimet në këto borde deri më tani ka shkuar mbi baza partiake, ku këto borde kanë qënë një fushë ku partitë politke secila që ka ardhur në pushtet e ka përdor si shpërblim për njerëzit që kanë kontribuar për partinë gjatë fushatave”, ka thënë ai.
Zulfaj thotë se ekziston një mundësi për pozitat vakante në këto borde që të mos emërohen militant partiak pasi procesi i intervistimit do të shkojë përmes iniciative nga Ambasada Britanike.
“Më herët Kuvendi i Kosovës pat nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën Britaneze që për emërimet në pozitat e larta të shkohet përmes një procesi ku disa kompani të rekomanduara prej kësaj ambasade, kishin me ba një liste të ngush me personat meritor për me mbush pozitën vakante, ku më pas kjo liste të shkoj në kuvend për aprovim”, ka shpjeguar ai.
Të paktën sipas tij për listat të cilat ekziston marrëveshja e bashkëpunimit për disa nga pozitat, vlerësohet që të paktën ata që do të hyjnë në listën e ngushte munden me qenë meritor.
“Ndërkaq për pozitat tjera prapë do të jenë nën ndikim të njejt që kanë qenë deri me tani”, ka thënë Zulfaj.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...