Ka dy ditë që stacioni i autobusëve në Prishtinë, në mbrëmje po vërshohet nga qindra qytetarë, dhe për këtë mediat po raportojnë se ka rifilluar një ikje masive e qytetarëve të Kosovës drejtë vendeve perëndimore, ilegalisht përmes Serbisë dhe Hungarisë.
Por, nëse shkon në stacion të autobusëve, sheh se nga aty drejt Beogradit vazhdojnë të qarkullojnë vetëm linjat e rregullta të autobusëve, që janë tre sosh, një që niset në ora 22:00, tjetri në ora 22:30, dhe i fundit në ora 23:00.
Nga rreth 500 persona që janë parë mbrëmë në stacion, mbi 90 për qind e tyre kishin ardhur vetëm si kurreshtarë, të shikonin se çfarë po ndodhë, dhe pse disa nga ta thonin se ishin aty për t’u interesuar rreth biletave dhe nisjes së autobusëve, pasi edhe vet po bënin plane që ta braktisnin Kosovën.
Në anën tjetër, Gazeta Express, sot ka raportuar se në këtë situatë të krijuar, ku po paraqitet përshtypja në opinion se në Kosovë ka filluar një ‘eksod’ i ri, ka gisht Lëvizja Vetëvendosje, e cila po nxjerrë në stacion aktivistët e saj, të cilët po flasin para kamerave, për të krijuar përshtypjen se ka rifilluar ikja masive e qytetarëve nga Kosova, njejtë sikurse në vitin 2014, dhe kjo shkaku i dëshprimit me marrëveshjen për qeverisje në mes të PAN dhe AKR.
Express shkruan se tashmë është e qartë se Kosova ballafaqohet me papunësi të madhe dhe pa perspektivë, e cila i shtyn shumë njerëz të mendojnë për fatin e tyre. Ikja nga vendi, ndoshta që prej 40 vitesh konsiderohet si alternativë nga kosovarët.
Largimi i fundit masiv nga vendi u regjistrua në vitin 2014 drejt vendeve të Perëndimit, por e cila ka rezultuar me kthimin e shumicës prej tyre.
Ditëve të fundit, më saktësisht nga e marta, kur u firmos koalicioni ndërmjet PAN dhe AKR, ka filluar të qarkullojë ideja e “largimit masiv”, duke nxitur shumë njerëz që t’ia mësyjnë stacionit të autobusëve në kryeqytet. Disa si kureshtarë dhe mbledhës informacionesh, e më pak udhëtarë drejt Beogradit, andej kah i bien autobusët që i çojnë kosovarët drejt vendeve perëndimore.
Por, si duket kësaj here, e gjithë kjo ka karakter politik, pasi Lëvizja Vetëvendosje është e përfshirë në organizimin e kësaj ikjeje, vetëm për të krijuar idenë se qytetarët po largohen për shkak se “Pacolli i ka marrë 6 ministri”.
Vetëvendosje po i dërgon militantët e vet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për të mbajtur fjalime të zjarrta para kamerave, ku po paralajmërojnë ikjen nga vendi.
Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar një militant, Edon Haziri, i cili shfaqet në një video duke sharë e duke fyer duke i nxitur qytetarët e pranishëm në Stacionin e Autobusëve që ta lëshojnë vendin.
Drejtori i Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku dje ka thënë për Express se numri i personave që kanë udhëtuar këto ditë, nuk ka ndryshuar në krahasim me javët e kaluara. Sipas tij, nuk ka largim masiv nga Kosova, por më shumë aty po shkojnë njerëz që janë kureshtarë.
Edon Haziri, në rrjetin social Facebook, shihet se është militant i Vetëvendosjes, pasi vetë ai ka fotografi duke u përqafuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Në videon ku Edon Haziri pyetet se pse gjendet në Stacion të Autobusëve, ai tregon se “nuk ka shkuar që të ikë diku, por vetëm të shikojë”.
“Arsyeja pse kom dalë, veç jom dalë më kqyrë çka po bohet, se edhe unë du me ia q*** nanën me dalë…edhe atynve qeveritarëve, prej të parit e deri të e fundit ua q*** n’gojë…”, thotë militanti i VV’së.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe