Në fshatin Braboniq, në të cilin ka lindur shefi i PDK-së Kadri Veseli, të hënën do të nisë ndërtimi i shkollës fillore që kushton 1.2 milion euro dhe financohet direkt nga Ministria e Arsimit, të cilën e udhëheq zyrtari i lartë i kësaj partie, Arsim Bajrami. Për projektet në komunat që udhëheq LDK-ja po angazhohet kryesisht ministri Lutfi Zharku. Edhe LVV-ja, edhe AAK-ja këto ditë kanë kontraktuar projekte të mëdha në Prishtinë, në Deçan,…
Ministria e Arsimit është kujdesur që t’ua ndërtojë një shkollë supermoderne, në vlerë prej hiç më pak se 1.2 milion eurosh, bashkëfshatarëve të kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Të hënën e ardhshme, gjashtë ditë para se të votohet për zgjedhjet e përkohshme parlamentare, kompania që e ka fituar tenderin “Standard Plus” do t’ia nisë punimeve për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Braboniq të Mitrovicës, fshat ky në të cilin ka lindur kryeparlamentari Kadri Veseli.
Vlen të ceket se edhe pse është në komunë të Mitrovicës, e cila udhëhiqet nga Agim Bahtiri i AKR-së, ky projekt është financuar nga Ministria që drejtohet nga Arsim Bajrami, kandidat për deputet të PDK-së.
Për ndërtimin e një shkolle kaq moderne, e cila nuk është ndërtuar as në qendrat më të mëdha të Kosovës, kontrata është nënshkruar gjatë muajit të kaluar (prill), derisa fillimi i punimeve është neglizhuar deri në afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, ndonëse një gjë e tillë është mohuar nga kompania kontraktuese./Arbresh.info/
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...