Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë detaje për milionat e planifikuara nga Qeveria për rimëkëmbjen ekonomike.
Ai ka thënë se sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë, e se janë duke u përmbushur premtimet e dhëna nga ky ekzekutiv.
Hoti ka dhënë edhe detaje se për cilat sektorë shkojnë milionat e ndarë.
“87 mil euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë. Në ditët në vijim fillon shpërndarja e: 60 mil euro si subvencion për koston e pagave për bizneset. Bizneset nuk kanë nevojë të aplikojnë, por mjetet do ju ndahen bazuar në numrin e punëtorëve të deklaruar në dhjetor 2019”, ka thënë Hoti.
“Qytetarët duhet të aplikojnë për programet si më poshtë:7.5 mil euro shtesë për familjet me asistencë sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 12 mil euro shtesë për dyfishim të subvencioneve në bujqësi 1 mil euro për ndërmarrësi, 1 mil euro për ndërmarrjet publike që kanë në vështirësi financiare, 2.5 mil euro në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, 1 mil euro shtesë për projekte për zhvillim rajonal, 1 mil euro shtesë për familjet me gjendje të rëndë nga radhët e komuniteteve, 1 mil euro për promovim të punësimit të grave”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3688449354549725
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...