Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dy javë më parë e akuzoi profesorin e Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, për organizim të protestës në sheshin “Skëndërbeu” për hapjen e xhamive për faljen e namazit të Bajramit.
“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi”, kishte shkruar Sveqla në Facebook.
Krasniqi e kishte mohuar këtë gjë menjëherë, Profesori sot ka bërë të ditur se ka ngritur padi në gjykatë ndaj Sveqles për shpifje, shkruan Reporteri.net.
“Sot paraqita padinë për shpifje ndaj zëvendësministrit të punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sfeqles. Shteti ligjor dhe drejtësia duhet të vlejë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2913634712086724&set=a.540532586063627&type=3&theater
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...