Presidenti kroat, Zoran Milanoviq duke e quajtur Kosovën vend mik tha se vendi ynë ka pasur një “fat të ngjashëm por jo të njëjtë me kroatët”.
Këto komente ai bëri në shënimin e përvjetorit të “Sinsjka Alka” që organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.
Në këtë organizim ku ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i shtetit kroat tha se Kosova e nisi ndryshe por sipas tij, mbështetja e aleatëve tashmë ka humbur, shkruan Index.hr.
“Ne filluam fort, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq u ulën duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me shumë mbështetje që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata janë lënë në duart e tyre, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk i njohën, prandaj ajo (Vjosa Osmani) është këtu sot dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha Milanoviq.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...