Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se në ambientet e televizionit publik RTK ka ndodhur një rrahje mes avokatit Tomë Gashi dhe përfaqësuesit të PSD-së, Nol Nushi.
Zeka i cili ishte pjesë e panelit në RTV thotë se në momentin që kanë dalë siglat ka ndodhur rrahja.
“Toma e ka fyer Nolin shumë rëndë ku ky i fundit e ka gjuajtur me ujë, pastaj ne ndërhymë dhe nuk lejuam të bëhet diçka më e keqe”.
Zeka thotë se gjatë debatit kanë ndodhur fyerje të rënda.
“Unë personalisht nuk do të pranoja që askush i familjes sime të fyej Albin Kurtin siç po fyejnë militantët e Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.
Ndërkohë zyrtari i PSD-së Nol Nushi poashtu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka sqaruar atë që ndodhi në RTK.
Nushi thotë se rrahje nuk ka pasur e as konfrontim fizik mes tij dhe Tomës.
“Është e vërtet deklarata e Milaim Zekës se e kam gjuajtur me ujë Tomën pasi jam ofenduar tepër rëndë. Jam sjellë konform situatës. Besoj të gjithë dëshmitarët e kanë parë se sa rëndë jam ofenduar”.
“Nuk kam çfarë të shtoj pos asaj që shihet se çfarë zelli kanë marrë militantët e Vetëvendosjes ndaj neve”.
“Kush më njeh e di që unë nuk jam person që rrihem. Për Tomën nuk kam çfarë të them pasi dihet se si asi është sjellë me lypësin në shesh”.
Nushi thotë se në debate Vetëvendosjen tash e përfaqësojnë Haki Abazi, Tomë Gashi e Agim Bahtiri.
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...