Milaim Zeka, kryetar i partisë joparlamentare, PEK, ka thënë se përkrahë Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti në vendimet si ai i sotmi për t’i zvogëluar rrogat e ekzekutivit.
“Çdo veprim në jetë që është i drejtë e përkrah. Kam qenë kritikues i madh i metodave që ka përdorur Albin Kurti për të ardhë në pushtet. Qe 20 vjet Kosova nuk ka pasë Qeveri që jep shpresë më shumë për ndryshime se kjo”, ka thënë Zeka.
Ai në Info Magazine ka thënë se është kundër paralajmërimit të Kurtit që ta heqë taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit.
“Jam kundër që taksa të hiqet për reciprocitet. Taksa e ka rrëzuar Ramush Haradinaj, reciprociteti do ta rrëzoj Qeverinë Kurti. Supermen po të jetë nuk ka që i reziston politikës së Brukselit dhe Uashingtonit po që se je kundër. Faturën e lirisë së Kosovës e kanë paguar amerikanët dhe evropianët. Po të isha këshilltar i Kurtit do t’i thoja mos merr masa pa konsultuar me amerikanët dhe evropianët”.
Sipas Zekës, Qeverisë Kurti duhet dhënë hapësirë më tepër se 100 ditë për ta vlerësuar për punën e bërë pastaj.
“Kam pasë qëndrim kritik ndaj metodave të Albin Kurtit dhe komplet Vetëvendosje për të ardhë në pushtet. Tani që kanë ardhë në pushtet – jo tre muaj, por aq keq që i ka bërë klasa politike vendit – do të duhet dhënë gjashtë muaj ose një vit që Qeveria të arrijë të bëjë disa ndryshime”.
“Vendimi më i qëlluar ka qenë sot, nuk e ka goditur Haradinajn por ka bërë një shfuqizim të një vendimi që dikur e kishte sjell Isa Mustafa – një vendim i vitit 2015 kur ministrat, zëvendësministrat – të gjithë zyrtarët e shtetit kanë gëzuar rrogë edhe një vit pas mandatit. Të gjithë ish Presidentët, kryekuvendarët gëzojnë asistente, zyrë, shofer, makinë”.
“Vendimi i tij bën që paratë e të gjithë neve të përdoren në shëndetësi, arsim… Kurti duhet ta marrë edhe një vendim, ka hapësirë që për ish koordinatorët, dy veta prej tyre ka mundësi që Prokuroria të merret me ta dhe t’i çojë në burg”.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...