Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se është i shqetësuar për futjen në institucione të standardit të akuzave.
Zeka tha gjatë kohës së deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit se ndihet akoma më i shqetësuar që këto akuza po bëhen publikisht nëpër studiot e televizioneve të Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Për mua si deputet është tepër shqetësues fenomeni dhe standardi i akuzave që është futur në institucione apo parlament duke e akuzuar njëri-tjetrin si kriminel e vrasës dhe akoma më shqetësuese është fakti kur këto akuza bëhen publikisht nëpër studiot e televizioneve tona. A jemi ne deputetë apo jemi vrastarë dhe krejt këto akuza bëheshin në praninë e një gazetari dhe studio, babai i të cilit ka qenë prokurori më famë keq në kohën e ish-Jugosllavisë”, ka thënë Zeka duke aluduar në babain e gazetarit Adriatik Kelmendi.
Zeka tha se ai e ka dënuar prindërit e shumë personave të rëndësishëm sot në Kosovë.
“Ai e ka dënuar familjen e Jusuf Gërvallës, e ka dënuar babin e nuses së Arban Abrashit, ka dënua babagjyshin e ministres Albena Reshitaj dhe fëmijët e këtyre faqezinjëve dhe këtyre kriminelëve të cilët na kanë dënuar e na ka persekutuar dje sot po na bëjnë në studiot televizive gjyqe publike dhe këtë nuk do ta lejoj. Këta nuk janë gazetarë por mercenarë, kriminelë dhe dhunues”, ka thënë Zeka.
/arbesh.info/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008