Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, është befasuar nga kërkesa e Jakup Krasniqit i cili kërkoi koalicion me PDK’në.
Zeka thotë se Jakup Krasniqi së bashku me Bilall Sherifin kanë qenë kanceri i brendshëm i PDK’së, dhe se ata të dy kanë qenë sebepi i të gjitha përçarjeve në atë parti.
Përveç, Zeka në një shkrim në Facebook, ka thënë se këta dy persona kanë qenë edhe partizanët kryesorë të çdo konflikti edhe me subjektet tjera politike.
“Me mbështetjen e Bilallit, Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit, patë dhanë urdhër për hudhjen në bërllog të fotografisë të Rugovës”, shkruan Zeka.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi kane qene kanceri i brendshem i PDK se. Keta kane qene sebepi i te gjitha perçarjeve ne ate parti. Gjithashtu kane qene edhe partizanet kryesor te çdo konflikti edhe me partite e tjera. Me mbeshtetjen e Bilallit, Jakup Krasniqi, si kryetar i Kuvendit, pate dhane urdher per hudhjen ne berllog te fotografise te Rugoves. U dashte nderhyreja e Ambasades Amerikane qe te rivendosej ajo fotografi.
Tash, shihe me çfare propozimi na del?! E pabesueshme…
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...