Lëvizja Vetëvendosje të premten do të organizojë protestë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit. Kësaj proteste të VV’së nuk do t’i bashkohen partitë opozitare LDK-ja dhe PSD-ja, por deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ani pse është deputet i partisë Nisma e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, po e sheh si të nevojshme këtë protestë
Zeka ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një postim të Vetëvendosjes ku bëhet thirrje për protestën e 26 prillit, e kjo është shenjë se ai po e përkrah protestën e thirrur nga kjo parti.
Në një prononcim për Express, Zeka ka thënë se në pamundësi për të qenë prezent në protestë, për shkak se ndodhet jashtë vendit, ai thotë se protesta të tilla i nevojiten Kosovës.
“Është protestë me vend, protesta të tilla i nevojiten Kosovës. Unë mendoj se drejtësia në Kosovë është e kapur 100 për qind nga Presidenti Hashim Thaçi. Unë kam kërkuar edhe në foltoren e Parlamentit që Lumezi të japë dorëheqje”, ka thënë Zeka.
Protesta e VV’së organizohet këtë të premte, kundër korrupsionit, përkatësisht kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit, i cili sipas drejtuesve të këtij subjekti politik nuk po i arreston të korruptuarit.
ARC organizoi trajnim dy ditor për zyrtarët e gjendjes civil...
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën