Ish-deputeti e gazetari, Milaim Zeka ka thënë se një ka informacione se një drejtor i Valës ka marrë honorar brenda një dite 54 mijë euro.
Zeka ka thënë se ky drejtor të cilin nuk e përmend me emër ka paraqitur se ka kryer 32 udhëtime zyrtare, krejt këto brenda një dite.
“Një drejtor i Valës ka paraqit 54 mijë euro sepse i ka paraqit 32 udhëtime zyrtare brenda një dite. Ka qenë në Kinë, në SHBA brenda një dite”, ka thënë Zeka.
Ai në emisionin DPT, shton se të njëjtën temë e ka folur edhe sa ishte deputet në foltore të Kuvendit, por, që shton se asgjë nuk ka ndryshuar dhe askush se ka hetuar këtë çështje.
Zeka thotë se për këto keqpërdorime ka edhe dokumente që e faktojnë një gjë të tillë.
“Një drejtor po e përsëris edhe në foltore e kam thënë, pyetëm mu a më ka marrë ndonjëherë në pyetje një hetues policor në Kosovë a më ka thirr një prokuror a ki dokument, a mundesh me mi pru, a mundesh me mi pru. Një drejtor për një ditë ka marrë honorar aq mijëra euro, i kam dokumentat, kena fol në parlament”, ka thënë ish-deputeti.
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?