Avokati Tomë Gashi e ka përmendur Milaim Zekën gjatë debatit të sotëm televiziv duke rikthyer në temë rastin e sulmit fizik që i kishte ndodhur me Frashër Krasniqin.
”Djali im Albin Gashi nuk është Milaim Zeka, por shumë më shumë. Po ta kishte sulmuar s’do dukej kaq bukur”, deklaroi sot Tomë Gashi në Info Magazine meqë pretendohet se djali i tij e sulmoi fizikisht zyrtarin e PSD-së, Frashër Krasniqi.
Lidhur me këtë Milaim Zeka në një përgjigje për Klan Kosovën, u shpreh se Tomë Gashi është mësuar me masa të dhunshme të Serbisë, ndaj dhe bënë paraqitje të tilla.
”Toma mendon që hala Serbia është në Kosovë”, thotë ai.
”Tomë Gashi deri në ’92-ën ka punuar gjykatës nën masat e dhunshme të Serbisë dhe të gjithë e njohin Tomën se sa njeriun e ka dënuar të pafajshëm dhe çfarë sekseri i drejtësisë është, ai nuk është avokat – është sekser”, shton ai.
”Koha e Serbisë ka përfundu”.
Sipas tij po të kishte shtet ligjor në Kosovë, Tomë Gashi nuk do të kishte mundësi të ushtronte profesionin prej avokati.
”Po të kishte shtet ligjor Tomë Gashi kurrë s’do kishte punuar avokat, moti ja kishin marrë licencën.
”Ai ka akuzuar VV-në se në kohën kur Nol Nushi ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje e kanë përdhunuar në zyrat e VV-së”.
Milazim Zeka gjithashtu iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetime për pretendimet tilla të Tomë Gashit.
”Në fund prapë i bëjë thirrje që të hapë hetimet për pretendimet e Tomë Gashit që në zyrat e VV-së janë kryer përdhunime ndaj gjinisë mashkullore”.
”Unë jam i gatshëm të japë dëshmi bashkë me katër persona të tjerë”, shprehet Zeka.
Më tej në reagimin e tij ai ripërsëriti që edhe në rastin e incidentit me Frashër Krasniqin, qëndronin prapa akterë të tjerë.
”Unë edhe në foltoren e Parlamentit pata deklaruar, që mua s’më rrahu Frashër Krasniqi por Vetëvendosje, Albin Kurti e Rexhep Selimi”.
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë