Organizatat e shoqërisë civile në këtë të hënë organizuan “Marshin e Refuzimit” për të kundërshtuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, ngase sipas pretendimit të tyre ky projektligj nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.
Marshi i cili filloi nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, vazhdoi drejt selive të gjashtë partive kryesore parlamentare.
Përderisa Lëvizja Vetëvendosje, si shenjë solidariteti me protestuesit, kishte vendosur para selisë së tyre një mbishkrimin ku shkruante “Pajtohemi, Ligji nuk kalon”, e njejta gjë nuk ndodhi në selinë e PDK-së. Marshuesit janë përplasur me sigurimin e kësaj partie, pasi që këta të fundit nuk lejuan vendosjen e mbishkrimeve.
arbresh.info ka tentuar disa herë të kontaktojë të autorizuarit e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me këtë temë, por këta të fundit nuk i’u kanë përgjigjur telefonatave të bërë nga gazetarët tanë.
I pyetur në lidhje me këtë projektligj, deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj tha për arbresh.info se ligji në fjalë është i mirë, por, mund të bëhet edhe më i mirë dhe secili grup parlamentar mund t’a kundërshtojë.
“Ligji është në procedurë, secili grup parlamentar mund ta kundërshtojë dhe t’a jep kundërshtimin e vet. Ne e kemi në dorë me e bë ligjin më të mirë të mundshëm për financimin e partive politike. Tash do t’i shikojmë edhe modelet e shteteve tjera. Është ligji i mirë, mund te bëhet edhe ndonjë amendament tjetër dhe të bëhet më i mirë”, u shpreh Selmanaj.
Ndërsa nga ana tjetër një qëndrim të tillë nuk e kishte i pari i Partisë Euro Atlantike të Kosovës Milaim Zeka, i cili një përgjigje të dhënë për arbresh.info, ka thënë se është kundër këtij ligji./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...