Gazetari i njohur Milaim Zeka i ka hyrë politikës.
Ai ka aderuar sot në subjektin politik ‘NISMA’ që drejtohet nga Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.
Lajmin për këtë aderim, e ka konfirmuar vet Zeka për portalin zico.tv
Më tutje, Zeka ka shtuar se janë paknaqësitë e shumta nga qeverisja e PDK-së bashkë me LDK-në që të marrë një vendim të tillë.
Përndryshe dihet se Zeka pajtohet mirë me Jakup Krasniqin i cili mban një nga postet kryesore brenda këtij subjekti.
Mësohet se Zeka do të jetë në listë për deputet.
NISMA do të garojë në një listë zgjedhore me AAK-në. Dy subjektet kishin nënshkruar marrëveshje muaj më parë, ndërkohë që bashkëpunimi i tyre kishte filluar në kohën kur këto subjekte organizonin protesta kundër Qeverisë së Kosovës.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...